Akreditohet për herë të dytë Laboratori Qendror i FASH

26 prill 2012

Në ambientet e Laboratorit Qendror të Forcave të Armatosura është zhvilluar sot ceremonia e akreditimit për herë të dytë të Laboratorit Qendror të Forcave të Armatosura Shqiptare që është në varësi të Brigadës Logjistike.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv/ministri i Mbrojtjes Z. Ekrem Spahiu, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade Zyber Dushku, Komandanti i Brigadës Logjistike Kolonel Bardhyl Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Akreditimit në Ministrinë e Ekonomisë Z.Gëzim Karapici, Gjeneralë, drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe personel i këtij Laboratori.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti zv/Drejtori i Laboratorit Qendror të Forcave të Armatosura, Major Dashamir Alliu, i cili pasi falenderoi të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni u shpreh:” Akreditimi i Parë i Laboratorit Qendror të FA është bërë në vitin 2007 dhe sipas kërkesave të Standardit ISO 17025 dhe procedurave të Ministrisë së Ekonomisë, Ri-akreditimi është një vlerësim që ka një afat 4 vjeçar”.
 
Pasi përshëndeti të gjithë personelin e Laboratorit Qendror si dhe komandantin e Brigadës Logjistike Kolonel Bardhyl Hoxha, të cilët kanë dhënë një mbështetje e vazhdueshme për të mundësuar akreditimin.
Më tej Major Alliu vuri theksin se duke qenë i akredituar, roli dhe pesha e Laboratorit si dhe e shërbimeve që ai do të ofrojë  do të jenë më të larta dhe më cilësore si dhe është bërë konsolidimi i sistemit të cilësisë dhe shtimit të gamës së parametrave analizues. në këtë ri-akreditim.
 
Këtë ceremoni e përshëndeti dhe Zv/ministri i Mbrojtjes Z. Ekrem Spahiu, i cili ndër të tjera u shpreh” Ndihem i nderuar që marr pjesë në këtë ceremoni të veçantë dhe shumë të rëndësishme të Laboratorit Qendror të FA që lidhet me akreditimin e tij për herë të dytë. Laboratori Qendror është një institucion shumë i rëndësishëm nisur nga misioni I tij , I cili është përcaktimi I agjentëve kimikë e bakteriologjike, monitorimi I mjedisit e fiziko-mekanike të municioneve, mjeteve të mbrojtjes kundërkimike, ushqimeve, karburant-lubrifikantëve,ushqimeve veshmbathjes, si dhe bashkëpunimi me organet qendrore e vendore në rast të incidenteve kimike”.
Zv/ministri i Mbrojtjes Z. Ekrem Spahiu, pasi nënvizoi rëndësinë që ky Laborator duke I shërbyer Forcave të Armatosura në fushën e rëndësishme të analizave të municioneve,karburanteve,ushqimeve etj.,vuri në dukje bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme dhe Pushtetin lokal, me Universitetet dhe veçanërisht me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Drejtorinë e Doganave dhe institute dhe laboratorë kombëtar dhe ndërkombëtarë.
Në mbyllje të fjalës së tij Zv/ministri Spahiu, një falenderim të veçantë ia kushtoi Drejtorit të Përgjithshëm të Akreditimit në Ministria e Ekonomisë dhe të gjithë titullarëve të tjerë të këtij dikasteri për bashkëpunimin dhe besimin që kanë tek Laboratori Qendror i FA dhe i siguroi ata se ky akreditim do të rrisë më shumë vlerat për përmbushjen e misionit që ky Laborator ka.
 
Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Akreditimit përshëndeti Z. Gëzim Karapici, i cili u shpreh se:” Akreditimi i Laboratorit Qendror të Forcave të Armatosura shënon një arritje shumë të rëndësishme për këtë në veçanti, por dhe për Forcat e Armatosura të cilat kanë ditur të mbështesin dhe vazhdojnë të investojnë për cilësinë, si element I rëndësishëm I progresit dhe integrimit”.
Gjithashtu ai vuri në dukje se akreditimi është një mundësi që Laboratori Qendror të zhvillohet dhe të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme aftësitë teknike si dhe mundësinë që I jep Laboratorit ky akreditim  për tu bërë i konkurueshëm në treg.







Media Sociale



Moti