|
Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj priti Delegacionin e Asamblesė Parlamentare tė NATO-s.
02 Mars 2010. Delegacioni i Nėnkomisionit tė Marėdhėnieve Transatlantike tė Asamblesė Parlamentare tė NATO-s, i pėrbėrė prej 24 personash dhe i kryesuar nga Senatori Sergio DE GREGORIO, zhvilloi njė takim me Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj.
Nė kėtė takim ishin tė pranishėm dhe Drejtori i Shtabit tė Pėrgjithshėm, kolonel Foto Duro, Shefi i Kabinetit, tė SHPFA kolonel Gjon Vorfi, si dhe drejtorė tė drejtorive tė SHPFA.
Gjeneral Malaj, pasi falenderoi Delegacionin Parlamentar pėr mbėshtetjen e dhėnė nė anėtarėsimin nė NATO, prezantoi shkurtimisht disa nga reformat mė tė rėndėsishme qė janė ndėrmarrė nė lidhje me transformimin e FASH.
Nė fjalėn e tij, Gjeneral Malaj vuri theksin nė procesin e transformimit ushtarak dhe rėndėsinė e zbatimit tė strukturės sė re tė Forcave tė Armatosura, nė ndryshimet nė legjislacion, politikat e reja nė lidhje me burimet njerėzore, modernizimin, si dhe rritjen e angazhimit tė FASH me misione jashtė shtetit. Gjithashtu, Gjeneral Malaj u shpreh rreth thirjes sė Presidentit tė SHBA dhe aleatėve tanė tė NATO-s, pėr tė rritur numrin e trupave tanė nė Afganistan, nė misionin e ISAF-it me 85 trupa shtesė, qė deri nė fund tė vitit 2010 do tė kemi njė numėr total 350 trupa nė Afganistan.
Pėrvec Afganistanit, theksoi Gjeneral Malaj, trupat shqiptare po shėrbejnė edhe nė Cad e Bosnjė-Hercegovinė.
Nė mbyllje tė fjalės sė tij Gjeneral Malaj, falenderoi delegacionin Parlamentar tė NATO-s, pėr vėmėndjen e tyre.
Anėtarėt e Asamblesė Parlamentare tė NATO-s, shfaqėn interes tė vecantė pėr qėndrimet e vendit tonė ndaj cėshtjeve tė sigurisė dhe tė mbrojtjes nė rajon e mė gjerė.
Delegacioni i Asamblesė sė NATO-s, bėri njė vizitė nė Komandėn Regjimentit Komando, ku u njoh me misionin , detyrat dhe angazhimin e Regjimentit Komando nė operacionet jashtė vendit, nė kuadrin e NATO-s dhe mė gjerė, si dhe me detyrat dhe misionet brenda vendit.
Vizita u mbyll me njė demonstrim tė shkurtėr me aspekte tė stėrvitjes dhe pėrgatitjes sė kėtij repartit.
|